Kudo me ju dhe për ju, kjo është motoja e punës tonë sepse përparësia e klientit është suksesi më i madh për ne.
Gjithmonë me ju sepse “Ami’s Beauty” operon në treg në mënyra të ndryshme shitjesh, duke filluar që nga Online Shqipëri, Online WorldWide si dhe produktet tona kanë shtrirje me distribucion në pika shitjesh të selektuara, në të gjithë Shqipërinë.
Por jo vetëm kaq, suksesi i produkteve tona të bukurisë është shtrirë shumë më gjerë. Pasi kemi lançuar produktet tona në Maqedoni, tani është momenti për përfaqësinë tonë atje sepse “Ami’s Beauty” po zgjerohet gjithnjë e më shumë duke qenë se kjo linjë bukurie po ecën me hapa të shpejtë në arenën ndërkombëtare.
Kjo nuk ka ardhur rastësisht dhe papritur, por sepse produktet tona kanë një cilësi premium dhe kanë një formulë si linjat ndërkombëtare me certifikime dhe testime të standardit europian, Italia nuk zhgënjen asnjëherë në prodhim dhe produktet e saj ashtu si janë dhe ato të “Ami’s Beauty” shihen me admirim në të gjithë botën për të gjithë vlerat që kanë.
Përfaqësia jonë në Maqedoni do të jetë përfaqësuese e brandit tonë, do të merret me shitjet online si dhe do te jetë në disa pika shitjesh që operojnë në gjithë vendin.
Në këtë shtet, produktet tona të bukurisë ndodhen në disa pika Ramstore, në disa farmaci Zegin, Aorta Pharm Tetovo dhe në Vision Academy.
Si CEO e kompanisë, Amarda Toska, ka patur gjithmonë një vizion mjaft të qartë për krijimin e këtyre produkteve si dhe për objektivat ku synon të arrihet. Pas një pune shumë të gjatë dhe kërkimeve të shumta, Ami arriti që të lidhte marrëdhënie me dy nga fabrikat më të mira në Europë për prodhimin e produkteve kozmetike.
Produktet e “Ami’s Beauty” janë formuluar, prodhuar dhe ambalazhuar në Milano, Itali me standard maksimal cilësie dhe kontrolli.
Produktet janë:
- Dermatologjikisht të testuara
- Klinikisht të testuara
- Pa Paraben
- Pa Vajra Minerale
- Pa ngjyrues
- Të pa testuara tek kafshët cruelty free
Këto janë disa nga arsyet e forta që na bën të jemi të sigurt për garancinë e produkteve që “Ami’s Beauty” ofron për të gjithë ju.
Po ju sjellim në vëmendje se momentalisht “Ami’s Beauty” përbëhet nga dy linja:
SKINCARE produkte të kujdesit ndaj lëkurës dhe HAIRCARE – produkte të kujdesit ndaj flokëve.
Linja HAIRCARE përbëhet nga:
- ADVANCED REPAIR SHAMPOO
- VOLUME BOOST SHAMPOO
- KERATIN THERAPY HAIR MASK
Ndërsa linja SKINCARE ka pjesë të sajën produktet:
- INTENSIVE HYDRATION
- SPF 30 ANTI-AGE LIFTING
- ILLUMINATING SERUM
Për gjithë këto arsye, “Ami’s Beauty” është me ju në Maqedoni për të gjithë ato vajza dhe gra që mezi po presin t’i shohin produktet nga afër dhe t’i bëjnë pjesë të përditshmërisë së tyre sepse ne dimë të kujdesemi ashtu siç duhet për ju.
Duke marrë parasysh të gjithë kërkesat e shumta të klientëve tanë atje, nuk e menduam më gjatë, por vendosëm që të jemi më afër tyre dhe të sjellim përfaqësinë tonë në Maqedoni. Për të gjithë ato që nuk na kanë vizituar akoma, po ju sigurojmë se ne jemi atje për ju me shumë surpriza, me të cilat mund të bëni të lumtur miqtë tuaj.
Por kjo nuk vlen vetëm për femrat, ne jemi aty dhe për të gjithë ato meshkuj të cilën duan të bëjnë të lumtur gjysmën e tyre më të mirë. Sepse të kujdesesh për njerëzit e tu më të dashur, do të thotë të zgjedhësh “Ami’s Beauty”, me të cilën festat bëhen dhe më të bukura.
Mos prisni më gjatë por bëni gati dhuratën e miqve apo njerëzve tuaj më të dashur me “Ami’s Beauty”.