FREE Shipping in Albania

Nga Bora Zemani tek Niko Komani, ja çfarë thonë Vip-at për produktet e “Ami’s Beauty”

Suksesi i çdo pune janë klientët e kënaqur dhe është pikërisht kjo që ne kemi synuar gjithmonë në çdo hap tonin që kemi ndërmarrë.

Të shumtë janë ato që na përgëzojnë dhe na falenderojnë për cilësinë dhe efektivitetin e linjës tonë të bukurisë. Një pjesë të “feedback-ut” të klientëve tanë e kemi publikuar në faqen tonë zyrtare në Instagram dhe po ashtu po jua sjellim dhe këtu.

Disa nga klientët tanë janë figura të njohura të ekranit shqiptar, të cilët kanë vlerësuar maksimalisht produktet tona të bukurisë, më poshtë po ju sjellim disa nga “revieë” e tyre:

Bora Zemani: Është gjithmonë i rëndësishëm kujdesi ndaj fytyrës, por nuk duhet harruar as ai ndaj flokëve, ndaj dhe unë nga “Ami’s Beauty” zgjodha këto dy produkte: Kremin e fytyrës që është krem dite për hidratim intensiv, ka edhe mbrojtës kundër diellit me Spf 30. Zgjodha dhe maskën e flokëve dhe efekti ishte menjëherë shumë i pëlqyeshëm, flokët e mi janë menjëherë shumë të butë.

Niko Komani: Era është tipike e kremit luksoz. Ka një erë fantastike, (aplikon kremin “Intensive Hydration Spf”). Lëkura ime e ka përthithur direkt dhe tani jam gati të përplasem me diellin.

Ermal Mamaqi: “Ami’s Beauty” është një produkt, jo se e ka bërë gruaja ime, por është “Made in Italy”. Është me garanci dhe me certifikatat e produkteve evropianë.

Olta Gixhari: Shampo Advanced Repair është yll.

Marjana Kondi: Ami jam kënaqur me produktet e tua! Kremi në fytyrë i butë dhe ma thithi fytyra menjëherë. Ka lezet nuk të ngrihen nervat, shumë komode! Shampo pastaj o Zot o Zot, rrënja e floku mëndafsh dhe i gjithë floku aromë të freskët, aq më tepër tani në verë duhen aroma të lehta.

Dojna Mema: Kremi hidratant i “Ami’s Beauty” që i përshtatet lëkurës time. Unë zgjodha hidratantin me Spf 30 sepse më ndodhte që herë pas herë më duhej të vendosja poshtë hidratantin, sipër tij Spf-në sepse nuk dal kurrë nga shtëpia pa Spf-në, pra pa mbrojtjen e diellit dhe më në fund kam një produkt që i ka të dyja, pra kam një Spf të lartë, siç është 30 dhe hidratant shumë i mirë sepse është shumë i lehtë, kështu që unë kam dy javë që kam rënë rehat dhe do jua sugjeroja dhe ju nga “Ami’s Beauty”.

 

 

Po ashtu, kanë qenë dhe klientët tanë, të cilët kanë shprehur mirënjohjen e tyre nëpërmjet mesazheve mjaft pozitive drejtuar “Ami’s Beauty”, disa nga të cilat po i sjellim më poshtë për ju:

“Doja t’ju falenderoja pafund për linjën e produkteve që keni krijuar. Kremi hidratant është vërtetë mrekulli. Lëkura ime e përthith më së miri dhe qëndron përveçse e hidratuar edhe e mbrojtur nga dielli. Shampoja bashkë me keratinën është ajo çfarë floku im kishte nevojë. Floku më qëndroi i mëndafshtë dhe më ndihmoi për një krehje të lehtë dhe shtrirjen e saj. Do jem një kliente shumë besnike e juaja. Më në fund gjeta atë që unë kërkoja.”

“Thuaj Amit që shampot ishin fantastike! E gjithë linja që ke krijuar është fantastike! Më në fund në jetën time që më kanë pëlqyer kaq shumë dhe që ndihem kaq mirë me produktet që ka krijuar. Kam provuar lloj-lloj shamposh dhe lloj-lloj kremrash nga më të shtrenjtat dhe më të lirat dhe bio e stër bio dhe nuk më kanë bërë asnjë gjë, si për fytyrën dhe për flokët. Që kështu një bravo të madhe që e ke krijuar këtë linjë që mua më ka lën pa fjalë. Që në përdorimin e parë mua më la pa fjalë, super super super fantastike dhe më ke kliente të besuar, nuk i ndahem Amit unë.”

“Po përdor prej një muaji shampoo dhe keratinën tuaj, në plazh floku më duket super, nuk e mendoja se do ishte kaq High quality, dua vetëm të them që do e përdor në vazhdimësi sepse aroma, cilësia e çmimi janë të mrekullueshme”

 

“Hey përshëndetje e dashur! Doja të porosisja sërish, kësaj here 2 Keratine Therapy. Motra ime që ka flokë të drejtë ngeli shumë e kënaqur nga ajo”

“Ju falenderoj pa masë për këto super produkte. Floku është i butë plot shkëlqim dhe me një aromë fantastike. Majrat dyshe m’i ka eleminuar vetëm me larjen e parë. Unë kam flokë të çrregullt dhe shumë të pabindur po tani nuk do më duhet me t’i djeg me pjastër sepse më rrijnë vetë të drejta”

“Dua të të jap një feedback të kremit Spf 30, ishte shumë i mirë, lëkura e thithte menjëherë, hapej shumë lehtë dhe me make up lart, aroma ishte super”

“Keratina super super super me 1 te larë edhe floku mëndafsh. Jeni shumë të mirë përherë tek ju do porosis”

 

 

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *