Për gruan që i meriton të gjitha, ne kemi dhuratën perfekte për këtë 8 Mars!

Në ditën e 8 Marsit çdo grua sigurisht që pret dhurata, por patjetër që edhe jep dhurata për nënën, mikeshën e ngushtë, koleget dhe njerëzit e saj të zemrës.

Dihet që për të treguar dashurinë nuk mjafton një dhuratë, por pse mos të përfitosh nga kjo ditë speciale për t’i bërë atyre një dhuratë të vogël për t’u treguar që i keni përzemër me të cilën do të të kujtojnë.

Kush nuk ka qejf të marrë dhurata? Besojmë se asnjë! Nuk ka asnjë dyshim se na bëhet qejfi kur marrim dhurata dhe lumturohemi që dikush mendon për ne, dhe për më tepër ndihemi të vlerësuara. Por edhe na pëlqen të bëjmë dhurata sidomos kur bëhet fjalë për njerëzit tonë më të shtrenjtë sepse fundja ku ka ndjenjë më të bukur sesa të lumturosh dikë që do?

Marsi nuk ka qenë kurrë kaq i bukur, tani që keni mundësitë ideale për të bërë dhuratën e duhur për Ditën e Gruas. Për të shpëtuar nga dhuratat klishe si çokollata apo lulet, ne ju mundësojmë produktet e bukurisë që çdo femër ëndërron që t’i ketë.

Shihini me vëmendje, pasi kemi dhurata fantastike për nënën ose partneren tuaj këtë 8 mars.

Paketa ‘’YOU INSPIRE’’

  • Krem Antiage
  • Serum me efekt filler
  • DHURATE 1 GIFT CARD ‘’SPA DAY’’

111 €

Paketa ‘’YOU ARE LOVELY’’

  • Krem Hidratant SPF 30
  • Shampo advanced repair
  • Maska Keratin Therapy
  • GIFT CARD ‘’SPA DAY’’

65 €

Paketa ‘’YOU ARE POWERFUL’’

  • Krem Hidratant SPF 30
  • Krem Anti-Age
  • Serum me efekt filler
  • Shampo advanced repair
  • Shampo Volume boost
  • Maska Keratin Therapy
  • GIFT CARD ‘’SPA DAY’ + MASAZH 30’

184.6 €

 

Gjithashtu ne te gjithe muajin Mars do kete 10% ulje per setet Hair Care dhe produktet tek te Skin Care .

E nisim me “Kremi Intensive hydration Spf 30” nga linja e produkteve të “Ami’s Beauty” është ajo ju duhet femrave në çdo stinë të vitit.

Duke qenë se “Intensive Hydration” mban të hidratuar lekurën tuaj gjatë gjithë ditës duke e mbrojtur atë nga dielli, e meriton titullin “MUST HAVE”.

Dielli lëshon dy lloje rrezatimesh: rrezet UVA dhe UVB. Rrezet UVA kontribuojnë në shenjat e plakjes në lëkurë, si rrudhat dhe njollat, por “Intensive Hydration” kujdeset gjithmonë, kudo dhe kurdo për një lëkurë të pastër dhe të freskët.

Vitet janë thjesht një numër me produktet e “Ami’s Beauty”, kremin ANTI AGE LIFTING dhe serumin FILLER EFFECT.

Përdorimi i këtyre dy produkteve do të thotë për femrat një lëkurë më e tonifikuar, si dhe rrudhat, mikro-rrudhat dhe vijat e holla zvogëlohen.

Kremi Antiage Lifting ka përbërësin kryesor të parandalimit të plakjes së lëkurës, që janë qelizat staminale të mollës jeshile.

Sjellim në vëmendjen tuaj se molla jeshile përmban një princip aktiv, e cila është në gjendje të frenojë plakjen e qelizave epidermike, pra të rrisë jetëgjatësinë qelizore.

Nga ana tjetër, kemi serumin me efekt filler, i cili është formuluar me antioksidantë dhe acide të ndryshme, i jep ndriçimin e duhur lëkurës dhe ndihmon në stimulimin e ripërtëritjes së qelizave, duke ju dhuruar femrave kështu një lëkurë me pamje më rinore.

Shampoja “Advanced Repair” është ushqyese për flokët e dëmtuar, të thatë dhe të trajtuar kimikisht që hidraton dhe forcon flokët. I jep gjallëri flokëve duke shtuar butësi dhe shkëlqim. Shampoja ka një aromë të butë vanilje, trëndafili dhe jasemini që u jep flokëve një ndjesi të freskët.

Nga ana tjetër, ajo që e përforcon efektin e shampos së “Ami’s Beauty” është maska “Keratin Therapy” që është e përshtatshme për flokë të dëmtuar dhe të trajtuar kimikisht. Është e pasur me ekstrakte keratinë dhe i jep flokut shkëlqim butësi dhe ushqen thellësisht majat. Kjo maskë hidraton thellësisht flokun, duke i dhënë atij disiplinë, butësi dhe shkëlqim, hidraton folikulat e flokëve, duke e bërë më të lehtë për ta modeluar.

Volume Boost Shampoo ka një formulë të pasur nga ekstrakti i farave të linit dhe ekstrakt eukalipti, që depërton flokun duke e strukturuar atë dhe duke i dhënë volum.

 

MERNI PJESE DHE NE GIVEAWAY KU DO DHUROHEN :

  • 1 DARKE PER 2 PERSONA NE ‘’EJONA RESTAURANT’
  • 2 GIFT CARD ‘’SPA DAY’’ per ju dhe mikeshen tuaj

 

Pra, mos prisni më gjatë por shkoni drejt e tek “Ami’s Beauty” për të bërë dhuratën ideale që do të sjellë lumturinë e njerëzve tuaj më të dashur këtë 8 Mars!

 

 

Leave a Comment

Your email address will not be published.

seventeen + fourteen =