Flokë të thatë, pa jetë dhe të dëmtuar? Shumë vajza dhe gra mund të gjejnë veten në këto pak fjalë e sërish nuk po gjejnë dot zgjidhjen e këtij problemi ndërkohë që vazhdojnë që të përdorin mjetet e nxehta që shërbejnë për stilimin e flokëve, nuk përdorin produktet e duhura për flokun e tyre si dhe harrojnë se ashtu si dhe lëkura, edhe flokët kanë nevojë për vlera ushqyese e vitamina.
Po ashtu, klima, medikamentet e ndryshme, gjenetika, të gjitha këto janë shkaqe të thatësisë së flokëve. Cilido qoftë problemi, më poshtë gjeni disa këshilla që mund t’ju vlejnë nëse tregoheni të kujdesshëm me flokët tuaj. Për t’i gjetur zgjidhjen këtij problemi që e vuajnë shumë femra, kush më mirë se produktet tona, ato të “Ami’s Beauty” mund të ju vijnë në ndihmë!
Zgjidhja:
Trajtojini flokët e thatë me kujdes. Masazhoni shampon “Advanced Repair” ngadalë, aplikoni një majat e flokëve maskën “Keratin Therapy”, mbajeni në flokë për 5-10 minuta dhe më pas shpëlarjeni.
Ky është padyshim kombinimi perfekt për sezonin sepse këto dy produkte kanë çelësin që ju duhet për flokë të shëndetshëm dhe të butë.
Shampoja “Advanced Repair” është ushqyese për flokët e dëmtuar, të thatë dhe të trajtuar kimikisht që hidraton dhe forcon flokët tuaj. I jep gjallëri flokëve tuaj duke shtuar butësi dhe shkëlqim. Shampoja ka një aromë të butë vanilje, trëndafili dhe jasemini që u jep flokëve tuaj një ndjesi të freskët.
Përfitimet që kanë flokët e thatë dhe të dëmtuar nga aplikimi i saj janë:
-Forcimi
-Formula e saj me ingredientë aktive si ceramide dhe vegetalplacenta
-Pa sulfate dhe parabene
-Paketim i kompensuar me CO2
Nga ana tjetër, ajo që e përforcon efektin e shampos së “Ami’s Beauty” është maska “Keratin Therapy” që është e përshtatshme për flokë të dëmtuar dhe të trajtuar kimikisht. Është e pasur me ekstrakte keratinë dhe i jep flokut shkëlqim butësi dhe ushqen thellësisht majat. Kjo maskë hidraton thellësisht flokun tuaj, duke i dhënë atij disiplinë, butësi dhe shkëlqim, hidraton folikulat e flokëve, duke e bërë më të lehtë për ta modeluar.
Të kujdesesh për flokët, duke i riparuar ato hap pas hapi, si pasojë e dëmeve të ndryshme që ato mund të pësojnë do të thotë të përdorësh këto produkte nga linja e produkteve “Ami’s Beauty”.
Dermatologjikisht dhe Klinikisht të testuara si dhe formuluar dhe prodhuar në Itali, ky është kombinimi perfekt që ju duhet dhe flokët tuaj do të rigjejnë shëndetin dhe shkëlqimin e dëshiruar.
Riparo flokun e dëmtuar me shampon “Advanced repair” dhe jepi butësi, trajtim dhe shkëlqim me maskën “Keratin Therapy”.
Me “Ami’s Beauty” ju do të transformoni flokët tuaj nga të thatë dhe të dëmtuar, në të fortë dhe me shkëlqim dhe do të na falenderoni pas aplikimit të tyre!