FREE Shipping in Albania

Vlerë e shtuar për çdo vajzë e grua, Amarda Toska ka një vizion të qartë për “Ami’s Beauty”

Vlerë e shtuar për çdo vajzë e grua, Amarda Toska ka një vizion të qartë për “Ami’s Beauty”

Me vizionin e qartë dhe e bindur se ku do të shkojmë, CEO e “Ami’s Beauty” ka dhënë një intervistë me moderatoren Rudina Magjistari, ku ka folur më shumë rreth asaj që ne ofrojmë.

E rritur në skenë, bukuroshja e ekranit shqiptar ka treguar se gjërat e bukura bëhen me shumë pasion dhe kjo ka qenë arsyeja që e ka shtyrë që t’i hyjë botës së biznesit.

Mes adrenalinës dhe sfidave, CEO e kompanisë “Ami’s Beauty” është shprehur se qëllimi i rrugëtimit të saj në këtë botë të larmishme, nuk ka qenë paraja, por vizioni për t’u ndjerë e përmbushur që gjërat që do.

Rudina Magjistari: A e kishe menduar që do të ktheheshe në një grua biznesi edhe do të përfshinte shumë?

Amarda Toska: Jo. Me thënë të drejtën. Që mund të isha në televizion për të bërë punën apo për të marrë benefitet nga puna në televizion, po, por për t’u kthyer në një grua biznesi, jo. Paraja nuk ka qenë asnjëherë qëllimi im për ta fituar, për të shkuar drejt saj apo për të ngritur biznese, sipërmarrje me qëllimin që ta fitoj, por të gjitha ato projekte që kam krijuar, kanë pasur në bazë një vizion timin, për t’u ndjerë e përmbushur, për të krijuar diçka, për të qenë e gjithëpërfshirë në atë gjënë sepse dua ta bëj me pasion. Pastaj çështja e biznesit lidhet ngushtë me financat, por nuk i kam kërkuar, financat vijnë dhe pastaj biznesi gjeneron veten kur ti vërtetë jepesh dhe studion për të, sigurisht.

Rudina Magjistari: Na e përshkruaj pak, pse të pëlqen kaq shumë bota e biznesit?

Amarda Toska: Më pëlqen sepse është një art më vete. Më pëlqen kaq shumë sepse ka shumë si sfida, si në televizion, ashtu edhe në çdo punë tjetër. Pra ti duhet të gjesh atë pikën tënde të ekuilibrit që edhe të ecësh në atë korsinë tënde mirë dhe pa cënuar të tjerët dhe për të qenë dikushi në atë profil, në atë sektor. Kështu që më ka përfshirë. Është sfiduese dhe ky është emocioni dhe adrenalina që të jep ajo punë.

Në këtë intervistë, padyshim nuk kishte si të mungonte brandi ynë i bukurisë, “Ami’s Beauty”, për të cilin Amarda ka treguar se brenda pak muajsh, produktet kanë marrë vizibilitet kudo ku jetojnë shqiptarët.

Rudina Magjistari: Para pak kohësh ke prezantuar një tjetër projekt që s’mund ta quaj më projekt sepse ka marrë formë…

Amarda Toska: Po, ka marrë formë. Unë dhe stafi e quajmë brand. Ka marrë formë, ka marrë vizibilitet kudo ku jetojnë shqiptarët, tashmë thonë ‘o ato gjërat e bukura që ke bërë, i kam provuar ose mezi pres t’i provoj.

Lancimi i “Ami’s Beauty” meritonte një lancim madhështor, ashtu siç i ka hije pasi produktet janë vërtetë cilësore, të prodhuara dhe të formuluara në Itali. Gjatë intervistës, Amarda Toska ka rrëfyer se ka bërë një punë të madhe kohë përpara se të sillej në formën që është sot, në lidhje me komunikimin dhe testimin me kompanitë prodhuese në Itali për të sjellë një produkt cilësor.

Rudina Magjistari: Në prezantimin e linjës së bukurisë ka qenë një event goxha i madh dhe me shumë të ftuar

Amarda Toska: Me shumë të ftuar, aq sa mund të mblidheshin më 29 Qershor, kur ishte dhe piku i vapës dhe ku sigurisht njerëzit kishin filluar pushimet. Bëmë një event për të mbledhur miqtë, personazhe të rëndsishëm, personazhe influent në këtë industri dhe mendoj se “Ami’s Beauty” e meritonte të kishte një lancim të tillë sepse produktet janë vërtetë cilësore, të prodhuara dhe të formuluara në Itali. Unë kam bërë një punë të madhe shumë muaj përpara se ta lanconim, kuptohet me komunikimin dhe testimin me kompanitë prodhuese në Itali për të sjellë një produkt cilësor.

CEO-n e kompanisë nuk ka si ta trembi ideja se tregu ka plot produkte të tilla kozmetike pasi “Ami’s Beauty” është një vlerë e shtuar për çdo vajzë dhe grua. Amarda Toska ka treguar me bindje të plotë se super brandet e mëdhaja nuk kanë asgjë më shumë duke qenë se i ka parë këto lloj industrie nga afër.

Rudina Magjistari: Nuk të tremb ideja se tregu ka plot produkte kozmetike, kur more një vendim të tillë, e mendove më herët?

Amarda Toska: Jo, nuk më tremb fare ideja sepse unë e di çfarë kam krijuar dhe nuk do të bëja asgjë sepse as s’më sforcoi njeri, as nuk isha e detyruar ta bëja. Unë doja të bëja diçka për këdo që do të ishte një vlerë e shtuar për çdo vajzë, femër e grua që do t’i provojë këto produkte dhe e them me bindje që duke e parë këtë lloj industrie nga afër, edhe në Milano që kam qenë dhe i kam ndjekur procedurat dhe kam marrë shumë informacion përpara, e them shumë hapur se nuk kanë asgjë më tepër super-brandet e mëdhaja. Kanë më tepër siguri sepse kanë eksperiencë, dekada që janë krijuar, kanë miliona njerëz që mund të bëjnë atë sell out-in. Ne jemi një vend me 3 milion njerëz, është një treg i vogël. Dikush që lind në Amerikë ka shumë mundësi që ta bëjë “expand” brandin e tij. E ka shumë më të lehtë suksesin. I njëjti volum pune do t’i kthehej shumë më tepër në shkëmbim, aq më tepër duke i shtuar këtu dhe një personazh të njohur që krijon atë marketingun e vet.

Rudina Magjistari: Të uroj shumë që “Ami’s Beauty” të eci dhe jam e bindur që e ke shtruar në linja të mbara!

Amarda Toska: Mendoj që kemi ngritur një sistem të mirë dhe e kemi vizionin se ku duam që të shkojmë.

Ashtu siç e tha dhe Amarda, ne kemi një sistem mjaft të mirë dhe një qëllim se çfarë do të arrijmë dhe prandaj kemi treguar gjithmonë se produktet tona ajo ato që e bëjnë të lumtur një vajzë a grua me rezultatet e dëshiruara ndaj kujdesit të vetes!

 

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *