1. Pronësia dhe Mbrojtja e Përmbajtjes
E gjithë përmbajtja e faqes së internetit Ami’s Beauty Sh.p.k. – përfshirë dizajnin, tekstin, grafikat, udhëzimet, komentet, përzgjedhjet dhe rregullat – është pronë ekskluzive e Ami’s Beauty Sh.p.k. dhe mbrohet nga ligjet ndërkombëtare për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale.
Ju lejohet të përdorni faqen tonë vetëm për të parë, bërë kopje elektronike ose të printoni një pjesë të përmbajtjes për përdorim personal, si burim referimi për blerje. Çdo përdorim tjetër – përfshirë riprodhimin, modifikimin, shpërndarjen ose ribotimin e materialeve pa lejen tonë paraprake me shkrim – është i ndaluar dhe mund të ndëshkohet ligjërisht.
2. Detyrimet dhe Legjitimiteti i Ami’s Beauty Sh.p.k.
Ami’s Beauty Sh.p.k. është një subjekt i rregjistruar në institucionet përkatëse të Republikës së Shqipërisë dhe ka të gjitha të drejtat e autorit mbi faqen dhe materialet e publikuara në të. Ne operojmë në përputhje me ligjet e Republikës së Shqipërisë për mbrojtjen e konsumatorit, të dhënave personale dhe të drejtën e autorit.
3. Ndryshimet në Termat dhe Kushtet
Faqja jonë është një projekt në zhvillim e sipër dhe Termat dhe Kushtet mund të ndryshojnë, përmirësohen ose shtohen nga koha në kohë. Ne rezervojmë të drejtën për të përditësuar faqen dhe kushtet e shërbimit pa njoftim paraprak. Përdoruesit kanë përgjegjësinë të jenë të informuar për ndryshimet duke kontrolluar rregullisht faqen tonë.
4. Procesi i Blerjes
Përmes faqes sonë, përdoruesit mund të shikojnë dhe të zgjedhin produktet që dëshirojnë. Procesi i blerjes përfshin:
- Zgjedhjen e produktit dhe shtimin në shportë;
- Zgjedhjen e mënyrës së pagesës;
- Regjistrimin e përdoruesit të ri, nëse është e nevojshme, për të përfunduar blerjen;
- Konfirmimin e porosisë nga Ami’s Beauty Sh.p.k. përmes email-it ose telefonit.
5. Dorëzimi i Produkteve
Dorëzimi realizohet sipas afateve të publikuara në faqen tonë:
- Shqipëri: brenda 24 orëve nga konfirmimi i porosisë;
- Kosovë: 2-3 ditë pune.
Afatet janë vetëm orientuese dhe varen nga disponueshmëria e produktit. Përdoruesi do të kontaktohet për të caktuar orarin e dorëzimit.
6. Anullimi i Porosisë
Përdoruesi ka të drejtë të anuloj porosinë nëse Ami’s Beauty Sh.p.k. nuk përmbush afatin e dorëzimit. Kërkesa për anulim do të merret parasysh vetëm nëse dorëzimi nuk ka ndodhur para marrjes së kërkesës.
7. Kthimi i Produkteve
- Klienti ka të drejtë të kthejë produktin brenda 24 orëve nga marrja, në rast se produkti është i dëmtuar;
- Produkti duhet të jetë i pahapur për kthim;
- Pas verifikimit, produkti i dëmtuar do të zëvendësohet me një produkt tjetër në gjendje optimale.
8. Detyrimet e Përdoruesve
Duke përdorur faqen tonë, përdoruesi:
- Pranon Termat dhe Kushtet;
- Pranon se çdo blerje është e detyrueshme sipas kushteve të faqes;
- Pranon që Ami’s Beauty Sh.p.k. do të përmbahet ndaj çdo premtimi dhe shërbimi të publikuar në faqen online amisbeauty.al.
9. Kufizimi i Përgjegjësisë
Ami’s Beauty Sh.p.k. nuk është përgjegjëse për:
- Humbjet ose vonesat të shkaktuara nga transportuesit;
- Ndikimet e jashtme që ndikojnë në përdorimin e faqes;
- Çdo përdorim të paautorizuar të materialeve nga përdoruesi.
10. Ligji dhe Jurisdiksioni
Këto Termat dhe Kushtet rregullohen nga ligjet e Republikës së Shqipërisë. Çdo mosmarrëveshje do të zgjidhet nga gjykatat kompetente në Shqipëri.