Shko te informacioni i produktit
Brown pump bottle of Amis Beauty Keratin Therapy Mask on a white background.

Keratin Therapy Mask

Maskë për trajtimin e thellë të flokëve!

Rikthe fuqinë dhe shkëlqimin e flokëve të tu me një prekje luksi — Keratin Therapy Mask ushqen thellësisht, riparon fijet e dëmtuara dhe i lë flokët të butë si mëndafsh dhe plot jetë. Një trajtim intensiv që transformon flokët e thatë dhe pa jetë në një bukuri të lëmuar, të shndritshme dhe lehtësisht të stilueshme.

Benefitet e produktit
  • Trajton dhe riparon flokët e dëmtuar dhe pa jetë
  • Ushqen në thellësi majat e flokëve, duke u dhënë shkëlqim dhe butësi
  • Hidraton thellë, rikthen disiplinë dhe elasticitet në fije
  • Rigjeneron majat e dyfishta dhe i bën flokët më të lehtë për t’u modeluar
  • E bën flokun më të drejtë, të disiplinuar dhe të shndritshëm
Pse duhet ta blesh?

Jep një efekt të dukshëm rikuperues që përmirëson cilësinë e flokëve.
Formula e pasur me keratinë depërton thellë për rezultate të forta.
E përshtatshme për të gjitha tipet e flokëve — të thatë, të dëmtuar, pa jetë dhe të hollë
Dermatologjikisht e testuar dhe e formulueshme në Itali me cilësi profesionale.

Mënyra e përdorimit

Pastroni flokët me shampo dhe shtrydhni butë ujin e tepërt
Aplikoni maskën mbi flokë të lagur, duke u fokusuar te majat
Lëreni të veprojë 5–7 minuta
Shpëlajeni me ujë të bollshëm

Përbërësit & Përdorimi

Ingredientet aktive
  • Plan Keratin – rikthen strukturën e flokëve dhe i jep forcë
  • Lavandë – qetëson dhe freskon skalpin
  • Lule Camelia – ushqen dhe jep shkëlqim flokëve
Për kë është ky produkt?

Ideal për flokë të tharë, të dëmtuar ose pa jetë.
Për flokë të hollë ose pa volum që kanë nevojë për ushqim dhe disiplinë.
Për çdo moshë dhe çdo tipologji flokësh — përdorim i përditshëm si pjesë e rutinës së kujdesit.

Kombinimet perfekte

Kur jemi bashkë, shkëlqejmë më fort!

Bëhu pjesë e një komuniteti që të mbështet dhe të frymëzon çdo ditë. Përfito akses ekskluziv në produktet tona, surpriza të ëmbla dhe oferta të krijuara vetëm për ty.

BËHU PJESË E Ami's Beauty Club!
×

Ami's Beauty Gift card

Bëje çdo moment të veçantë me një dhuratë që sjell gëzim, buzëqeshje dhe kujtime të paharrueshme për ty dhe mikeshën tënde.