FREE Shipping in Albania

Termat dhe Kushtet

E drejta e autorit

Përmbajtja e faqes, dizajni, teksti, grafika, udhëzimet, komentet, përzgjedhjet dhe rregullat janë eskluzive për kompaninë tonë dhe mbrohen nga ligjet ndërkombëtare të së drejtës së autorit.

Ju mund ta përdorni këtë faqe për të parë, për të bërë kopje elektronike dhe të printoni një pjesë të kësaj faqeje webi për qëllimin e vetëm të përdorimit si një burim për blerje.
Çdo përdorim tjetër i materialeve në këtë faqe webi, duke përfshirë edhe riprodhimin për qëllime të tjera, modifikimi, shpërndarja ose ribotimi, pa lejen paraprake me shkrim të kompanisë është i ndaluar dhe dënohet me ligj.

Detyrimet tona 

Ami’s Beauty Sh.p.k. është një subjekt i rregjistruar në institucionet përkatëse të Republikës së Shqipërisë dhe gëzojmë të gjitha të drejtat e autorit në bazë të ligjit Shqiptar për faqen dhe për çdo gjë që është publikuar në këtë faqe.
Ndryshimet në Termat dhe Kushtet Ami’s Beauty Sh.p.k. është një projekt në progres dhe në evoluim të vazhdueshëm, dhe për këtë arsye aspekte/opsione të caktuara mund të ndryshojnë, të shtohen ose të hiqen.
Ne rezervojmë të drejtën për të përditësuar faqen e internetit dhe këto kushte të shërbimit nga koha në kohë, sipas gjykimit tonë dhe pa asnjë njoftim. Është vetëm përgjegjësia juaj për të qenë të përditësuar me Termat dhe Kushtet në fuqi duke kontrolluar website-in tonë rregullisht.

Procesi i blerjes tek Ami’s Beauty Sh.p.k. 

Në faqen tonë ju keni mundësi të shikoni shumëllojshmëri produktesh, por edhe nëse doni të kërkoni direkt një produkt specifik mund të kërkoni tek opsioni “KËRKO” në krye të faqes. Kur e gjeni produktin që ju pëlqen e shtoni në shportë. Më pas nëpërmjet një metode tepër të thjeshtë ju keni mundësi të mbyllni porosinë tuaj dhe të zgjidhni mënyrën e pagesës. Nëse jeni klient i ri, duhet të regjistroheni me të dhënat tuaja në mënyrë që të keni mundësi të bëni porosi dhe të kryeni blerje në faqen tonë online.

Dorëzimi i produkteve 

Dorëzimi i produkteve do të kryhet sipas afateve të publikuara në këtë faqe interneti, brenda 24h nga momenti konfirmimit të porosisë nga Ami’s Beauty Sh.p.k. ne Shqiperi. Ne kosove 2-3 dite. Në çdo rast, ky afat jepet vetëm për referencë dhe në varësi të disponueshmërisë së produkteve në magazinë. Klienti do të kontakohet me e-mail nga kompania per konfirmim, nga transportuesi me telefon brenda afatit të mësipërm, për të caktuar një orar për dorëzimin e produkteve të porositura.

Anullimi i porosisë 

Klienti ka të drejtë të anullojë porosinë e tij, në rast mospërmbushje nga Ami’s Beauty Sh.p.k. të afatit të dorëzimit të parashikuar në këtë dokument, duke njoftuar. Kërkesa për anulim do të merret parasysh vetëm nëse dorëzimi i produkteve të porositura nuk ka ndodhur ndërmjet datës së dërgimit dhe marrjes së kërkesës.

Kthimi i produkteve 

Klienti ka te drejte kthimi produkti me afat 24h nga momenti i marrjes se porosise, nese pakoja ose produkti mberrin I demtuar ne destinacion. Produkti duhet te jete I pahapur ne rast kthimi.
Pas vleresimit te situates klientit do I zevendesohet produkti I demtuar me produkt tjeter ne gjendje optimale.

Detyrimet 

Me regjistrimin dhe me përdorimin e kësaj faqeje nënkuptoni që jeni dakord me kushtet tona dhe jeni dakord me to në momentin që bëni një blerje. Ne gjithashtu jemi të detyruar të respektojmë dhe t’i përmbahemi çdo premtimi dhe shërbimi që publikojmë në faqen tonë amisbeauty.al.