Sekreti për një lëkurë të pastër dhe flokë me volum si të Amarda Toskës

Një ditë e mirë fillon që në mëngjes dhe për këtë arsye kjo periudhë e ditës duhet të ketë vëmendjen maksimale tuajën.

Kujdesi për lëkurën e fytyrës dhe flokëve është e rëndësishme që të marrë pak nga koha juaj në çdo fillim të ditës.

Për të ju demonstruar këtë do ju sjellim rutinën e një dite normale dhe të vrullshme të Amarda Toskës.

Në radhë të parë, Ami, një kujdes të madh i kushton pikërisht kujdesit ndaj flokëve. Për flokët ka zgjedhur një shampo nga linja e “Ami’s Beauty”, Volume Boost Shampoo.

Pas dushit, Ami kujdeset gjithmonë që të aplikojë dhe trajtuesin, Keratin Therapy Mask nga linja e produkteve “Ami’s Beauty”, e vë në flokë dhe e masazhon, 7-10 minuta, e lë në mënyrë që floku ta përthithë të gjithë produktin dhe më pas e shpëlan. Në këtë mënyrë, e mbron atë nga tharësja, nga dëmtimet e ndryshme, nga stilimi duke qenë se është me keratinë dhe për më tepër ka një aromë fantastike që zgjat deri në larjen e radhës.

Amarda i sugjeron të gjitha gocave një pastrim të thellë të fytyrës sepse nëse nuk ndodh diçka e tillë, efekti që do të dëshirojnë që të marrin më pas me përhapjen e kremrave apo vendosjen e produkteve të make up-it, nuk do të jetë i njëjti.

Një ndër produktet që Amarda adhuron nga linja e produkteve “Ami’s Beauty” është pikërisht serumi Illuminating Serum Filler Effect me efektin filler.

Amarda e përdor në mëngjes dhe në darkë. Përpara aplikimit të kremit, mjafton të hedhë 3-4 sprucime nga shishja sepse mjaftojnë. E masazhon lehtë derisa lëkura e thith plotësisht.

Për të gjitha gocat që nuk e kanë provuar, apo për ato që e kanë provuar, do të kuptojnë se pas aplikimit të këtij serumi, do të ndjeheni vërtetë atë efektin “filler”.

Ky serum ka përqendrim të lartë të acidit hialuronik, gjithashtu ka vitamina C dhe E dhe shumë përbërës të tjerë aktivë që e bëjnë me të vërtetë të keni atë efektin filler që të gjitha ne vajzat duam, sidomos në mëngjes dhe për të nisur ditën me një “start fresh” që të na qëndrojë bukur make up-i që do të vendosim më pas.

Pas serumit, Amarda vendos produktin best seller të “Ami’s Beauty” dhe kremin më të rëndësishëm të ditës, i cili është Intensive Hydration Spf 30. Ky është një super produkt dhe për këtë arsye ka patur një kërkesë shumë të madhe nga të gjitha vajzat.

 

Në fakt kjo kërkesë e madhe ka ardhur pasi ky produkt është 2 në 1, mbron lëkurën nga dielli, nga njollat e zeza që  mund të krijohen gjatë periudhës së verës, apo edhe gjatë dimrit.

Për të gjitha vajzat që e aplikojnë kremin me Spf gjatë dimrit është ideale, gjithashtu edhe e hidraton.

Për shkak të dendësisë së teksturës që ka, Ami vendos shumë pak sepse përhapet shumë si krem. Nuk është nevoja të vendosim 2 produkte, vetëm me këtë krem bëhet edhe mbrojtja e duhur, edhe hidratimi i thellë i lëkurës dhe është një bazë ideale për vendosjen e fondatinës më pas.

Ky krem ka disa përbërës aktivë shumë të rëndësishëm, vitaminën C, aq shumë të kërkuar për lëkurën nga të gjitha vajzat kohët e fundit. Ka përbërësit e vajit të arganit, gjithashtu të qelizave staminale të mollës, një veçori kjo e kremit hidratant dhe Spf 30 të linjës “Ami’ Beauty”.

Këto janë disa nga “sekretet” e bukurisë së Amarda Toskës që menduam t’i ndajmë me të gjithë ju. Shpresojmë që gjithsecila prej jush ta gjejë veten dhe t’ju shërbejë për të mësuar diçka më shumë!

Produktet “Ami’s Beauty” të përdorura në rutinën e përditshme të Amardës i gjeni të listuara më poshtë:

~Volume Boost Shampoo

~Keratin Therapy Mask

~Illuminating Serum Filler Effect

~Intensive Hydration Spf 30

watch more …

Leave a Comment

Your email address will not be published.

15 + 1 =