E dimë sa të shkëputur jeni nga rutina gjatë këtyre ditëve. Gjithnjë e në kërkim të aventurave të reja, të plazheve, detit, diellit, perëndimeve dhe lëkurës së nxirë, s’do të donit që asgjë t’ua prishte magjinë e verës. Të parët që duhet të kujdeseni për momentet e kujtimet tuaja, jeni ju!
Imagjinoni për një çast: jeni në kulmin e një dite thuajse perfekte plazhi dhe shihni që flokët tuaj janë të thatë, SPF-në e keni harruar dhe si për të mos mjaftuar këto, para syve ju shfaqen qimet e mbledhura nën lëkurë- që janë pamja e fundit që duam të shohin gjatë verës. Para se të panikoseni, merrni frymë thellë dhe mësoni nga gabimet!
Me këtë që do t’ju tregojmë tani, nuk ka më asnjë shans të niseni me pushime apo diku tjetër pa çantën tuaj të produkteve të lëkurës dhe flokëve. Ajo që s’prisnit të ndodhte, ndodhi! Ami’s Beauty po bën ulje të frikshme deri në 7 gusht dhe ju e dini pse duhet ta merrni seriozisht këtë lajm! Jo më kot, në faqen zyrtare të Ami’s Beauty po bëhet *nami* në gjithë kuptimin e fjalës.
Ata që e njohin mirë këtë markë e dinë cilësinë e produkteve të lëkurës e flokëve dhe faktin që Ami’s Beauty nuk bën kompromis, as përmes uljeve sezonale. Prandaj promocioni i këtij muaji përbën zyrtarisht *lajm*!
Uljet tek Ami’s Beauty Official dhe Ami’s Beauty Kosovo kësaj here nuk duhen humbur sepse janë në maksimumin e tyre! Të prodhuara në kryeqytetin e së bukurës, Itali, kjo markë vjen si sinonim i sofistikimit, kujdesit luksoz ndaj vetes, nevojës për rezultate afatgjata dhe origjinalitetit. Çdo produkt ëstë unik, i pasur me përbërës që kanë si kryefjalë vetëm mbrojtjen dhe jetëgjatësinë e lëkurës dhe flokëve!
Të gjitha e dimë që rutina e skincare gjatë verës është sfidë më vete, duke nisur nga rrezet e dëmshme të diellit, e deri tek rritja e pashmangshme e lagështirës, prandaj tani më shumë se kurrë meritoni vëmendje.
Deri në 7 gusht, Ami’s Beauty ju jep mundësinë të përjetoni fuqinë e produkteve transformuese që prej vitesh qëndrojnë krenarë mes qindra emrash të tjerë në treg. Ndonëse nuk besojnë tek kompromisi mes ulje-cilësi, keni shansin të mbushni çantën tuaj me produkte që s’i provoni çdo ditë, por prej të cilave s’do të mund të hiqni dorë më.
Artikull nga Anabel Magazine